Art&Argëtim

Rikthehet pas 20 vitesh Merita Halili! Recital në Tiranë, krah bashkëshortit

2 Shtator 2019, 15:27 Nga DOSJA
Rikthehet pas 20 vitesh Merita Halili! Recital në Tiranë, krah

TIRANË– Merita Halili do të vijë shumë shpejt me një koncert recital në Tiranë.

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili, do të rikthehet në 27 dhe 28 shtator, në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Recital i ‘bilbilit’ të Shqipërisë së mesme me Ansamblin Popullor do të titullohet “Lule t’bukura ka Tirona”. Pjesë e recitalit do të jetë edhe bashkëshorti i Halilit, Raif Hyseni, i cili do ta shoqërojë me violinë.

Merita Halili ka në repertorin e saj dhjetëra këngë popullorë të Shqipërisë së mesme. Ajo është pagëzuar nga populli edhe me emrin ‘princesha e muzikës shqiptare’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz merita halili raif hyseni recitali i merita halilit merita halili raif hyseni recitali i merita halilit

Sondazh

Poll