Art&Argëtim

Bieta tha se emisioni i saj ishte më i ndjekuri/ ‘Plas sherri’ mes moderatoreve, reagon Rudina: Programi im u kopjua

2 Shtator 2019, 19:53 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka filluar sezonin e ri, duke festuar edhe 10 vjetorin e emisionit të saj. 

Me këtë rast, ajo ka marrë edhe një surprizë gjigante në oborrin e TV Klan; numri 10 i krijuar nga lule të bardha. 

Në një përvjetor të tillë nuk kishin se si të mungonin mesazhi i saj për të gjithë ndjekësit, duke thumbuar edhe “kundërshtarët”.

Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është të jemi origjinal dhe ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin, të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë dhe pa harruar gjithmonë mirënjohjen që kam për ju”, u shpreh Rudina.

Me mesazhin e saj, Rudina thumbon rivalen e saj në “Top Channel” Bieta Sulon, e cila në fund të sezonit të shkuar u shpreh se emisioni i saj ishte më i ndjekuri. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rudina magjistari rudina magjistari

Sondazh

Poll