Bota

Shpërthim me bombë në stacionin e autobusit në Jerusalem, 7 të plagosur

Një shpërthim i dytë u raportua nga transmetuesi publik izraelit Kann News.

23 Nëntor 2022, 07:30 Nga A.B
Shpërthim me bombë në stacionin e autobusit në Jerusalem, 7
Vendi i ngjarjes

JERUSALEM- Shtatë persona u plagosën në një shpërthim në një distancë të shkurtër nga një stacion autobusi në hyrje të Jerusalemit, raporton CNN.

Sipas informacioneve të transmetuara nga radioja e ushtrisë izraelite, shpërthimi ishte për shkak të një bombe të vendosur në vend.

Një nga personat e lënduar është në gjendje kritike, ka shkruar MDA në Twitter.

Radioja e ushtrisë izraelite tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i vendosur në vendngjarje.  Një shpërthim i dytë u raportua nga transmetuesi publik izraelit Kann News. Nuk ka ende raporte për viktima nga shpërthimi i dytë.

jerusalem shperthim ne jerusalem

Sondazh

Poll