Bota

Tërmet 6 Rihter në Turqi, 46 persona të plagosur, sizmologët paralajmërojnë lëkundje më të forta

Një nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje kritike, tha ministri turk i Shëndetësisë

23 Nëntor 2022, 07:09 Nga A.B

Tërmet 6 Rihter në Turqi, 46 persona të plagosur, sizmologët

TURQI- Lëndimi i 46 personave, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike, është shkaktuar nga tërmeti 6 Rihter që ndodhi orët e para të ditës së sotme në veriperëndim të Turqisë.

Tërmeti, i cili ishte afër sipërfaqes, kishte një thellësi fokale rreth dhjetë kilometra, ndodhi në orën 04:08 dhe epiqendra e tij ishte rreth 170 km, në lindje të Stambollit.

“Kemi 22 të plagosur, mes të cilëve një në gjendje kritike”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Sipas Agjencisë Turke të Mbrojtjes Civile (AFAD), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.9 ballë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë, ndërsa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Duje të Detit të Zi dhe pasuan disa pasgoditje, sipas AFAD. Ajo është ndjerë në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara.

Tërmet 6 Rihter në Turqi, 46 persona të plagosur, sizmologët

Sizmologët kanë paralajmëruar së fundmi se ekziston mundësia që një tërmet i fortë të godasë Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, në të ardhmen e afërt.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Dujes, Faruk Ezlu, tha për televizionin CNN Türk se shumë banorë janë pushtuar nga paniku.

termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll