Bota

Masakër brenda dyqanit Walmart në Virxhinia, menaxheri vret 10 persona, shumë të plagosur

Policia kur mbërriti në vendngjarje zbuloi një skenë tmerri brenda dyqanit

23 Nëntor 2022, 07:20 Nga a.b\
Masakër brenda dyqanit Walmart në Virxhinia, menaxheri vret 10
Policia

SHBA- Alarm në qytetin Chesapeake, në Virxhinia, SHBA. Në një dyqan të zinxhirit Walmart kanë vdekur 10 persona ndërsa më shumë janë plagosur. BBC raporton se policia ka shkuar në vendngjarje në orën 22:12. Kur oficerët hynë në dyqan, ata gjetën disa të vdekur dhe të plagosur, sipas zëdhënësit lokal të AT Leo Kozinski.

Dyshohet se autori është menaxheri i dyqanit ai i cili hapi zjarr, e më pas u vetëvra.

Qyteti i Chesapeake shkroi në Twitter: "Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart".

Deri më tani ka pak detaje, por një oficer policie foli për “më pak se 10” të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë ende në qytetin e bregut lindor të SHBA.

te shtena ne shba vrasje ne shba

Sondazh

Poll