Bota

"Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë", Von der Leyen njofton 2,5 miliardë euro ndihma për Ukrainën

Kryeministri Denys Shmyhal shkroi në Twitter se ndihma ishte "një hap tjetër solidariteti" dhe shprehu mirënjohjen për liderët e BE-së.

22 Nëntor 2022, 21:00 Nga d.a.
"Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë", Von der
BE

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar ndarjen e 2.5 miliardë eurove ndihmë makro-financiare për Ukrainën.

"Komisioni i BE-së po jep 2.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën. Ne po planifikojmë 18 miliardë euro për vitin 2023, me financim të disbursuar rregullisht. Për riparime urgjente dhe rikuperim të shpejtë që çojnë në një rindërtim të suksesshëm. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shkroi von der Leyen.

Kryeministri Denys Shmyhal shkroi në Twitter se ndihma ishte "një hap tjetër solidariteti" dhe shprehu mirënjohjen për liderët e BE-së.

Fondet e shpallura sot janë pjesë e paketës së këtij viti të ndihmës makrofinanciare të BE-së prej 9 miliardë eurosh. Ukraina pret të marrë 500 milionë euro të tjera në dhjetor.

Përveç kësaj, Ukraina pret 3 miliardë euro në fillim të vitit 2023. Fondet do të jenë pjesë e paketës me vlerë 18 miliardë euro për vitin 2023.

Më 9 nëntor, Komisioni Evropian propozoi një paketë të paprecedentë mbështetjeje për Ukrainën deri në 18 miliardë euro për vitin 2023. Kjo do të vijë në formën e kredive shumë koncesionare, të disbursuara në këste të rregullta që nga viti 2023. Megjithatë, Bashkimi Evropian do të duhet të të ndryshojë legjislacionin për të siguruar dorëzimin pa probleme të paketës.

 

be ndihma per ukrainen denys shmyhal ursula von der leyen

Sondazh

Poll