Bota

Blinken telefonon Stoltenberg, njofton masa të reja mbështetëse për Ukrainën në takimin e ministrave të NATO-s

Sekretari Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg diskutuan prioritetet për takimin, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

22 Nëntor 2022, 20:52 Nga d.a.
Blinken telefonon Stoltenberg, njofton masa të reja mbështetëse
Blinken dhe Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht, Rumani, më 29-30 nëntor. 

“Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sot para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, në të cilin do të ndërmarrim veprime për prioritetet e përbashkëta, si mbështetja për Ukrainën, parandalimi dhe mbrojtja, stabiliteti dhe pranimi i Finlandës dhe Suedia”, vuri në dukje ai.

Sekretari Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg diskutuan prioritetet për takimin, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës dhe rritjen e qëndrueshmërisë. Ata shprehën gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme për procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të jashtëm do të mbahet në Bukuresht në datat 29-30 nëntor 2022. Mbledhja do të drejtohet nga Stoltenberg.

antony blinken jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll