Aktualitet

Dhanë pa konkurs tenderin për oksigjenin, dënohet nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një zyrtare

Anila Ballhysa ka qenë edhe kryetare e Komisionit të Tenderimit së bashku me një zyrtare të këtij komisioni janë shpallur fajtore për akuzat e ngritura ndaj tyre.

21 Nëntor 2022, 22:54 Nga k.m.
Dhanë pa konkurs tenderin për oksigjenin, dënohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një zyrtare e institucionit janë dënuar për shpërdorim detyre, ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Burime për Syri.net bëjnë me dije se nëndrejtoresha e Spitalit, Anila Ballhysa, e cila ka qenë edhe kryetare e Komisionit të Tenderimit së bashku me një zyrtare të këtij komisioni janë shpallur fajtore për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Anila Ballhysa dhe zyrtarja e spitalit kanë dhënë pa konkurs tenderin për oksigjenin gjatë periudhës së pandemisë. Pasi dosja është shqyrtuar nga GJKKO, togat e zeza kanë dënuar me 6 muaj burg ish-nëndrejtoreshën e Spitalit të Elbasanit, si dhe 3 vjet për të mos pasur të drejtë të ushtrojë asnjë funksion në Administratën Publike.

anila ballhysa

Sondazh

Poll