Bota

VJEN REAGIMI- Stano përgënjestron Albin Kurtin: E pasaktë që BE-ja po heq dorë nga normalizimi i marrëdhënieve

Peter Stano reagoi dhe u shpreh se çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i pasaktë.

21 Nëntor 2022, 21:59 Nga k.m.
VJEN REAGIMI- Stano përgënjestron Albin Kurtin: E pasaktë që
Peter Stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Josep Borrell ka hequr dorë nga detyra e tij për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ndaj menjëherë pas deklaratës, Peter Stano reagoi dhe u shpreh se çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i pasaktë.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon dyja palët që të bien dakord me tekstin, sapo të jenë të gatshme t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, e kërkohet veprim i menjëhershëm nga dyja palët – Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave e Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin me kërcënim aktual të dhunës,"-tha ai. 

Sot, nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

peter stano

Sondazh

Poll