Bota

Zelenskyy telefonon Macron: Duhet të çmilitarizohet centrali bërthamor në Zaporizhzhia

Zelenskyy ka telefonuar homologun e tij francez Emmanuel Macron, në të cilën ai nënvizoi "nevojën për të çmilitarizuar" centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

21 Nëntor 2022, 20:27 Nga A.B
Zelenskyy telefonon Macron: Duhet të çmilitarizohet centrali
Macron dhe Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka telefonuar homologun e tij francez Emmanuel Macron, në të cilën ai nënvizoi "nevojën për të çmilitarizuar" centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe diskutoi bashkëpunimin për të garantuar stabilitetin energjetik të Ukrainës.

"Kam pasur një telefonatë me Emmanuel Macron. E informova për situatën në fushën e betejës dhe në termocentralet bërthamore të Ukrainës", duke nënvizuar "nevojën për çmilitarizimin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin për të siguruar stabilitetin energjetik të Ukrainën, në veçanti, duke mbrojtur sistemin nga sulmet ajrore”, shkroi Zelensky në Twitter.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll