Bota

"Të gjithë mund të vdesin", Vuçiç iu flet serbëve: Jemi në prag të konfliktit me Kosovën

Vuçiç rikonfirmoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve dhe sipas tij arsyet janë ende të paqarta për të. Vuçiç paralajmëroi se situata mes dy vendeve mund të tensionohet sa mund të shkojë deri në konflikt.

21 Nëntor 2022, 19:42 Nga d.a.
"Të gjithë mund të vdesin", Vuçiç iu flet
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp në Beograd sapo është kthyer nga Brukseli ku zhvilloi një takim prej 8 orësh me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti. Sipas mediave vendase, Vuçiç rikonfirmoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve dhe sipas tij arsyet janë ende të paqarta për të. Vuçiç paralajmëroi se situata mes dy vendeve mund të tensionohet sa mund të shkojë deri në konflikt.

"Jam krenar për faktin se delegacioni i Serbisë erdhi në Bruksel me qëllimin e qartë për të biseduar dhe pajtuar, për të rënë dakord për kompromise, për të mos kërkuar qime në vezë dhe për të ruajtur paqen, jetën e njerëzve dhe stabilitetin e vendit, gjithë rajonin me çdo kusht dhe nuk me vjen turp per kete dhe pashe qe sot shume veta flisnin per intriga e poshterim dhe ne u sollem me pergjegjesi sepse nuk ka nje nene te tille qe do donte qe femija i saj te kthehej tek ajo ne arkivol."- shpjegoi ai në një deklaratë për gazetarët.

Presidenti serb tha se është më mirë të flasësh për 100 vjet sesa të luftosh një ditë duke theksuar dhe njëherë se ai shkoi i përgatitur për të arritur një kompromis. Ai shton më tej se e di që serbët janë të ngopur dhe të gjithë janë të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, por sipas tij, jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, raporton Alo.rs.

"Kemi marrë informacionet më të fundit pak më parë. Situata është e vështirë, në prag të konfliktit, fjalë për fjalë, dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për ne dhe ata duhet ta kuptojnë këtë." thotë Vuçiç.

Ai bëri të ditur se do të presë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borelli se cila do të jetë këshilla e tij dhe se më pas do t'u drejtohet qytetarëve.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll