Bota

'Qetësi para stuhisë'/ 'Në mesnatë hyn në fuqi vendimi për targat, ç'po ndodh tani në veri të Kosovës

Në komunat në veri nuk ka patrullim të shtuar të Policisë së Kosovës. Në terren shihen makina të policisë që po këqyrin situatën. 

21 Nëntor 2022, 21:27 Nga A.B

'Qetësi para stuhisë'/ 'Në mesnatë hyn

KOSOVË- Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet që kanë targa serbe. Të gjithë i kanë sytë në veri të Mitrovicës, pas dështimit të negociatave Kosovë-Serbi. Gazetarët raportojnë nga ura e Ibrit se për momentin situata duket e qetë.

Ajo që bie në sy është një lëvizje e paktë e qytetarëve në rrugë. Në komunat në veri nuk ka patrullim të shtuar të Policisë së Kosovës. Në terren shihen makina të policisë që po këqyrin situatën. 

Situata është e qetë, por kemi parë patrulla të Policisë së Kosovës duke vëzhguar. Por patrullim të shtuar të Policë së Kosovës nuk kemi parë nëpër komunat veriore. ”- tha gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, policia e Kosovës u shpreh se nesër nis zbatimi i gjobave për targat e paligjshme.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit. Pas kësaj date, nga 22 nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave, takim ky i mbajtur sot në Bruksel. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll