Aktualitet

Përmbytjet në Lezhë, Ndreu: Urbanizimi e ka një faj, njerëzit i kanë bërë shtëpitë ku kanë dashur

Ndreu tha se situata në Lezhë s'ka lidhje as me Vaun e Dejës dhe as me Komanin, por problemet janë shkaktuar nga reshjet e shumta dhe se disa zona dhe banesa janë nën ujë.

21 Nëntor 2022, 21:03 Nga A.B
Përmbytjet në Lezhë, Ndreu: Urbanizimi e ka një faj,
Pjerin Ndreu

TIRANË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, foli në emisionin ‘Çim Peka Live’ në lidhje me përmbytjet që shkaktuan reshjet e dendura të shiut. Ndreu tha se situata në Lezhë s'ka lidhje as me Vaun e Dejës dhe as me Komanin, por problemet janë shkaktuar nga reshjet e shumta dhe se disa zona dhe banesa janë nën ujë.

"Situata në Lezhë ka të bëjë me reshjet në zonat malore. Lumi Gjadër fryhet bashkë me Drinin dhe krijojnë probleme në disa zonat të izoluara si Zadrima. Ne informohemi çdo ditë për motin. Kur kemi reshje, sado e lehtë të jetë situata, duhet të jemi në gatishmëri. Ka disa shtëpi të përmbytura. Në Mabë një familje e evakuuam. Jemi në kontakt."-tha Ndreu.

Më tej, kryebashkiaku tha se faji është i urbanizimit, pasi qytetarët janë lejuar që të ndërtojnë banesat ku kanë dashur.

'Në Lezhë, urbanizimi e ka një fajtor se kanë ardhur e kanë bërë shtëpinë ku kanë dashur, një nga fajet është urbanizimi. Toka është në nivele të ulëta në raport me detin. Sot me këtë sasi reshjesh, duhet të themi se ka një zonë e cila do adresuar dhe nuk ka marrë ende zgjidhje, po 90% e territorit në Lezhë është në monitorim. Janë bërë investime, 400 kilometër kanale kulluese nga Bashkia.'- shtoi më tej ai.

pjerin ndreu permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll