Bota

Zelenskyy i kërkon NATO-s të mbrojë objektet bërthamore nga "sabotazhi rus"

Në një fjalim video në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid, ai tha se të gjtiha kombet janë të interesuara që të mos ketë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore.

21 Nëntor 2022, 18:54 Nga d.a.
Zelenskyy i kërkon NATO-s të mbrojë objektet bërthamore nga
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që të garantojnë mbrojtjen e termocentraleve bërthamore të vendit të tij nga “sabotazhi rus”.

Në një fjalim video në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid, ai tha se të gjtiha kombet janë të interesuara që të mos ketë ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore.

"Ne të gjithë kemi nevojë për mbrojtje të garantuar nga sabotimet ruse në objektet bërthamore."- tha ai.

Zelenskyy gjithashtu bëri thirrje për sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë për atë që ai tha se ishte "politika e saj e gjenocidit" pasi forcat e saj bombardojnë infrastrukturën civile.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll