Bota

Vrasësi i tre prostitutave në Itali në pranga, ende s'ka treguar ku ka hedhur thikën. Me tehun 'preu' viktimat e tij

Në vitin 2008 dhe në 2011 ai ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.

21 Nëntor 2022, 18:19 Nga k.m.
Vrasësi i tre prostitutave në Itali në pranga, ende s'ka
Giandavide De Pau

ITALI- Hetimi për vrasjen e 3 grave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Romë dhe për vrasjen e një transgjinoreje, kanë vijuar intensivisht nga autoritetet italiane, ku së fundmi, një person, i cili dyshohet të jetë pjesë e klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, u vendos në pranga. 

Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Giandavide De Pau, i cili dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Senese, duke vepruar si shofer dhe krahu i tij i djathtë. Në vitin 2008 dhe në 2011 ai ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari po vepronte për llogari të mafias apo i vetëm, ndërsa hetimet lidhur me këtë aludim, po vijojnë intensivish, ndërsa po kërkohet edhe thika, me të cilën u vranë dy gratë kineze dhe transgjinorja. Makina e autorit u gjet në një magazinë, një Toyota IQ, e cila ka dëmtime të dukshme nga vrasja e trefishtë. 

giandavide de pau

Sondazh

Poll