Bota

Kurti akuza ndaj Borrell: Nuk e mbajti fjalën, hoqi dorë nga propozimi për marrëveshjen finale

Kurti tha se propozimi i BE-së që Kosova mos të vërëgjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të, pasi sipas tij nga BE i ishte premtuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

21 Nëntor 2022, 17:40 Nga d.a.
Kurti akuza ndaj Borrell: Nuk e mbajti fjalën, hoqi dorë nga propozimi
Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pas takimit rreth 8 orësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se propozimi i BE-së që Kosova mos të vërëgjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të, pasi sipas tij nga BE i ishte premtuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai.

Kryediplomati evropian kësaj radhe nuk ka zgjedhur gjuhë shumë diplomatike për të shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se “e di që kjo çon sinjal shumë negative politike”. Në praktikë marrëveshja i kërkonte Vuçiçit që të ndalojë lëshimin e targave “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa. 

takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll