Bota

“Nuk bën njëra pa tjetrën", Kurti i zhgënjyer që BE nuk diskutoi marrëveshje finale, "lë" gazetarët: Më duhet të shkoj

Kurti tha se nuk mund të shndërrohen në liderë shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave, por nuk pranoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve duke u larguar.

21 Nëntor 2022, 17:19 Nga d.a.
“Nuk bën njëra pa tjetrën", Kurti i zhgënjyer
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ku nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Kurti tha se nuk mund të shndërrohen në liderë shtetërorë që merren vetëm me çështje të targave, por nuk pranoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve duke u larguar. Ai shprehu jo pak indinjatë që, sipas tij, BE-ja nuk i qëndroi prapa diskutimit për marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

“Nuk bën njëra pa tjetrën. Nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren veç me çështje të targave. Shpresoj që Bashkimi Europian do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.-u shpreh Kurti.

Kurti nuk pranoi as pyetje nga gazetarët. Pyetja e parë që u tentua t’i bëhej kishte të bënte me fjalët që Borrell i tha paraprakisht.

“Më duhet të shkoj në aeroport”, tha Kurti dhe u largua.

Takimi doli të jetë i pasuksesshëm, pasi ndërmjetësi Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së, tha se Kurti nuk e pranoi propozimin e tij që të shtyhet gjobitja e serbëve për targat në veturat e qytetarëve serbë dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja.

takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll