Bota

Diçka po paralajmërohet/ Vuçiç jep lajmin, do mbajë fjalim të jashtëzakonshëm pas negociatave me Kurtin

Edhe pas disa orësh bisedimesh mes Vuçiqit dhe Kurtit në praninë e përfaqësuesve të BE-së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të dyja palët nuk arritën marrëveshje, pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e zyrtarëve evropianë për të ndaluar të gjitha veprimet në lidhje me çështjen e targave. 

21 Nëntor 2022, 17:10 Nga k.m.
Diçka po paralajmërohet/ Vuçiç jep lajmin, do
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte në ora 19:00 do t'i drejtohet publikut me një njoftim urgjent pas takimit që pati sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin nuk u arrit marrëveshje. Edhe pas disa orësh bisedimesh mes Vuçiqit dhe Kurtit në praninë e përfaqësuesve të BE-së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të dyja palët nuk arritën marrëveshje, pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e zyrtarëve evropianë për të ndaluar të gjitha veprimet në lidhje me çështjen e targave. 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Borrell, nuk e ka fshehur zhgënjimin nga takimi i sotëm, ndaj në fjalimin e tij për mediat pas takimit tha se po kalojmë nga kriza në krizë dhe se kjo është më serioze që nga ky vit. Sot ishte dita e fundit për arritjen e marrëveshjes për targa, pasi serbët në veri po paralajmërojnë rezistencë nëse pala kosovare gjobitet me 150 evara për ata me targa serbe.

Vuçiq dhe Kurti ishin të ftuar në Bruksel, ku në orën tetë të mëngjesit nisën takimet e zyrtarëve evropianë me Kurtin e më pas me Vuçiqin. Në pritje të radhës në takim, Vuçiç ka luajtur edhe shah dhe është mburrur me këtë në rrjetet sociale. Pas lojës, pasoi një takim trepalësh që zgjati disa orë por nuk solli një marrëveshje.

aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll