Bota

“Eja se e mbyta”/ 45-vjeçarja vret të moshuarën për të cilën kujdesej në Greqi

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur gruan e vdekur dhe 45-vjeçaren ende në vendngjarje, të cilin e ka arrestuar.

21 Nëntor 2022, 12:09 Nga I.A
“Eja se e mbyta”/ 45-vjeçarja vret të moshuarën
Policia

GREQI- Vrasja e një të moshuare nga punonjësja e saj, mëngjesin e sotëm në zonën e Kalythies të Rodosit ka shkaktuar tronditje. Protothema shkruan se, ndihmësja shtëpiake F.F. rreth 45 vjeçe, e cila kujdesej për të moshuarën, që vuante nga probleme të shëndetit mendor lajmëroi në mëngjes policinë duke thënë: Eja se e mbyta.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur gruan e vdekur dhe 45-vjeçaren ende në vendngjarje, të cilin e ka arrestuar. Rasti po trajtohet nga Departamenti i Policisë Archangelos me asistencën e Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos.

vrasje ne rodos

Sondazh

Poll