Bota

Tërmeti 5.6 ballë 'shkund' Indonezinë, të paktën 14 viktima

Sipas autoriteteve 17 persona janë të plagosur rëndë ndërkohë që mes ndërtesave të shembura është dhe një shkollë me konvikt islamik, një spital dhe objekte të tjera publike. 

21 Nëntor 2022, 10:40 Nga e.k
Tërmeti 5.6 ballë 'shkund' Indonezinë, të
Momenti kur ekipet e emergjencës nxjerrin nga rrënojat të plagosurit

INDONEZI- Një tërmet tronditi ishullin kryesor Java të Indonezisë këtë të hënë, duke vrarë të paktën 14 njerëz. Me qindra banesa janë dëmtuar ndërkohë njerëzit vraponin të tmerruar në rrugë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ishte me qendër në rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje).

Sipas autoriteteve 17 persona janë të plagosur rëndë ndërkohë që mes ndërtesave të shembura është dhe një shkollë me konvikt islamik, një spital dhe objekte të tjera publike. 

“Tërmeti u ndje shumë i fortë. Unë dhe kolegët e mi vendosëm të dilnim nga zyra jonë në katin e nëntë duke përdorur shkallët e urgjencës”, tha Vidi Primadhania, një punonjëse në Xhakartën e Jugut.

Tërmetet ndodhin shpesh në të gjithë vendin, por është e pazakontë që ata të ndjehen në Xhakartë. Vendi me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së tij në "Unazën e Zjarrit", një hark vullkanesh dhe linjash të çara në pellgun e Paqësorit. 

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi rreth 6,500 në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor.  Një tërmet i fuqishëm në Oqeanin Indian dhe cunami në vitin 2004 vranë rreth 230,000 njerëz në një duzinë vendesh, shumica e tyre në Indonezi.

termet i fuqishem ne indonezi indonezi

Sondazh

Poll