Rajoni

Koncert madhëshor dhe premtime për mbështetje, Tuzi feston një vjetorin e themelimit, kryetari Gjeloshaj: Diaspora faktor zhvillimi

Sot shënohet një vit nga krijimi i Komunës së Tuzit. Tuzi u nda nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, në shtator të vitit të kaluar.
Featured image of article: Koncert madhëshor dhe premtime për mbështetje, Tuzi feston një vjetorin e themelimit, kryetari Gjeloshaj: Diaspora faktor zhvillimi Pamje nga aktivitetet për "Ditën e Komunës"

MAL I ZI- Ditën e djeshme Komuna e Tuzit shënoi një vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e përvjetorit autoritetet organizuar një manifestim solemn duke ftuar edhe mysafirë nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët në rajon.

Të pranishëm në takim ishin kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i kuvendit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës Ivan Ivanaj dhe drejtoresha në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim Elvisa Rexhematoviq.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, veçoi diasporën si faktor i rëndësishëm i zhvillimit.

Diaspora jonë duhet veçuar si një nga faktorët e zhvillimit të Malësisë. Edhe projekti i tyre i realizuar para disa ditësh, i vendosjes së përmendores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit dhe rregullimit të Shtëpisë Muze në Bardhaj na bind se diaspora e ka mendjen e zemrën në vendlindje dhe se bashkëpunimi me ta është më se i mirëseardhur”, tha Gjeloshaj.

 

 

Urimet për “Ditën e Komunës” nuk kanë munguar as nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq uroi të gjithë qytetarëve dhe udhëheqësisë ditën e Komunës së Tuzit.

Ai theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që të jetë një komunë me prosperitet dhe e qëndrueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Tuzit, kreu i qeverisë u shpreh se pret që në Tuz dhe në çdo vend tjetër të respektohen simbolet shtetërore, si të vetmen mënyrë për të ruajtur harmoninë, reputacionin dhe dinjitetin e Malit të Zi.

Me rastin e festës edhe grupi i njohur nga Maqedonia “Elita 5” mbajti një koncert para shqiptarëve të Malit të Zi.

Ç’është “Dita e Komunës”?

Dita e Komunës së Tuzit është e rëndësishme për shqiptarët pasi ajo që prej një viti  është komunë me vete.

Tuzi u nda nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, në shtator të vitit të kaluar. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Në zgjedhjet e Tuzit morën pjesë edhe shqiptarë të kësaj komune që gjenden jashtë vendit.

Ata kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për të votuar kandidatin e përbashkët të tri partive politike shqiptare: Alternativës Shqiptare, Unionit Demokratik dhe Lidhjes Demokratike.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment