Aktualitet

Vrau dhe murosi shqiptarin, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për autorin kryesor të ngjarjes makabre

Tambe e mbajti viktimën të palëvizur ndërsa të tjerët e mbytën. Gjithashtu ai ishte arrestuar për këtë aferë në vitin 2020 ndërsa ishte në arrest shtëpiak në Riesi, në provincën e Caltanissetta, një vend që luan një rol themelor në këtë histori hakmarrjeje dhe tradhtie, duke qenë se personat e përfshirë janë disi të lidhur me rrethi mafioz lokal.

20 Nëntor 2022, 11:43 Nga d.a.
Vrau dhe murosi shqiptarin, prokuroria italiane kërkon burgim të
Vendi ku u gjet shqiptari

ITALI- Prokurori Rosario Ferracane kërkon burgim të përjetshëm për Salvatore Tambe, i akuzuari i fundit në Gjykatën e Asizeve të Monzës për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj, i cili u mbyt në vitin 2013 me një fije najloni në një shtëpi në Muggiò dhe u muros në një rezidencë në Senago, ku u gjet gjashtë vjet më vonë.

Sipas mediave italiane, Tambe e mbajti viktimën të palëvizur ndërsa të tjerët e mbytën. Gjithashtu ai ishte arrestuar për këtë aferë në vitin 2020 ndërsa ishte në arrest shtëpiak në Riesi, në provincën e Caltanissetta, një vend që luan një rol themelor në këtë histori hakmarrjeje dhe tradhtie, duke qenë se personat e përfshirë janë disi të lidhur me rrethi mafioz lokal.

Zbulimi i trupit të Lamajt u arrit falë bashkëpunimit me magjistratët e të dënuarit Carmelo Arlotta. Nga ajo pikënisje, hetuesit rindërtuan një enigmë të ndërlikuar, duke arritur në identifikimin e personit që urdhëroi vrasjen, Carmela Sciacchitano, 64 vjeçe, e cila vendosi të hakmerrej pasi shqiptari e kishte lënë pas një lidhjeje dashurie.

Angelo Arlotta dhe vëllai i tij Carmelo u dënuan me 30 e 14 vjet burgim me dënime të shkurtuara. Një tjetër dënim për Francesco Serio, 45 vjeç nga Muggiò, kushëri i Arlottas, me 3 vjet burg, si dhe për Cosimo Mazzola, 54 vjeç nga Cabiate, për fshehje të një kufome.

policia italiane astrit lamaj rosario ferracane salvatore tambe

Sondazh

Poll