Bota

U rrëzua teksa punonte në një ndërtesë, ndërron jetë në vend punëtori në Fushë Kosovë

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 08:55, ku punëtori ishte duke kryer disa punime në një banesë ku në rrethana të paqarta ka humbur ekuilibrin.

20 Nëntor 2022, 08:49 Nga d.a.
U rrëzua teksa punonte në një ndërtesë, ndërron
Foto ilustruese

KOSOVË- Një burrë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një lartësi teksa po kryente disa punime në një ndërtesë në fshatin Bresje në Fyshë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 08:55, ku punëtori ishte duke kryer disa punime në një banesë ku në rrethana të paqarta ka humbur ekuilibrin.

"RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar."- thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia ai ka ndërruar jetë në vend dhe ndërhyrja e mjekëve të urgjencës fatkeqësisht nuk ka qenë efektive. Policia është duke vijuar hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

 

policia e kosoves

Sondazh

Poll