Bota

U takua me homologun austriak, presidentja Osmani testohet për COVID-19

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka dalë pozitiv me koronavirus ditën e sotme tri ditë pasi takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

19 Nëntor 2022, 22:33 Nga I.A
U takua me homologun austriak, presidentja Osmani testohet për COVID-19
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, i cili sot njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus. Osmani ka dalë negativ në testimin për koronavirus tha për Gazetën Express nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani është testuar për COVID-19 dhe ka dalë negativ”, tha ai.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka dalë pozitiv me koronavirus ditën e sotme tri ditë pasi takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti austriak përmes një postimi në Twitter tha se pas disa simptomave, sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

vjosa osmani alexander van der bellen

Sondazh

Poll