Bota

Italia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tre tërmete, sa ishte magnituda

Nuk janë raportuar dëme apo ptë lënduar në njerëz përveç atyre të lëkundjeve të forta të 9 nëntorit. Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

20 Nëntor 2022, 08:34 Nga d.a.
Italia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga tre tërmete, sa ishte
Termet ne Itali

ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.3 , u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros, në orën 6:20 të mëngjesit të sotëm, i ndjekur nga një prej 3.2 në orën 6:23.

Sipas Tgcom, nuk janë raportuar dëme apo ptë lënduar në njerëz përveç atyre të lëkundjeve të forta të 9 nëntorit. Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.

Grumbullimi i tërmeteve vazhdon në rajonin Marche, i cili ka shkaktuar dëme për disa dhjetëra milionë euro dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave të Anconës dhe Pesaro Urbinos. Të shtunën në orën 9:56 ka ndodhur një tërmet mjaft i fortë, me magnitudë 3.5 ballë. Më shumë se 2,300 kontrolle të zjarrfikësve deri më tani për të kontrolluar statikën dhe gjendjen e ndërtesave.

termet ne itali

Sondazh

Poll