Bota

“Zëri i popullit tha po!”/ ZYRTARE, Musk kthen Trump në Twitter

Musk kishte kohë që po shqyrtonte nëse Trump duhet të lejohej të kthehej në Twitter,  pasi llogaritë e tij në mediat kryesore sociale u pezulluan në janar 2021 pas pushtimit të Kapitolit.

20 Nëntor 2022, 07:24 Nga A.B
“Zëri i popullit tha po!”/ ZYRTARE, Musk kthen Trump në
Musk dhe Trump

SHBA-Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka qenë në dilemë për hapjen e llogarisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump. Musk bëri një sondazh dhe i la ata njerëzve të zgjedhin nëse do të rikthejnë llogarinë e Trump, e në fund: “Zëri i popullit tha po!”.

Vendimin përfundimtar e ka bërë të ditur Musk përmes postimit të tij në platformë, duke thënë se qytetarët kanë folur. "Llogaria e Trump do të rikthehet," shkroi ai, pasi rezultatet përfundimtare treguan se - me një diferencë të ngushtë - 51.8% e përdoruesve donin që miliarderi republikan të kthehej në Twitter.

Vihet re se Elon Musk kishte kohë që po shqyrtonte nëse Trump duhet të lejohej të kthehej në Twitter,  pasi llogaritë e tij në mediat kryesore sociale u pezulluan në janar 2021 pas pushtimit të Kapitolit.

Pronari i Twitter-it e postoi sondazhin një ditë më parë përmes një postimi dhe nën të shkruante frazën karakteristike latine: "Vox Populi, Vox Dei", që do të thotë "zëri i popullit, zëri i Zotit" dhe le përdoruesit të vendosin për të ardhmen e Donald Trump.

Sondazhi ishte i hapur për 24 orë dhe rezultatet kanë të bëjnë vetëm me ata që kanë arritur të vendosin për “fatin” e tij brenda afatit kohor të caktuar nga Musk, duke u deklaruar si mbrojtës i lirisë së shprehjes. Rezultatet janë si më poshtë:

Po: 51.8%
Jo: 48.2%

Pra, Musk “zhbllokon” llogarinë pas më pak se dy vitesh dhe Trump kthehet në Twitter.

Ajo që vihet në dukje është se llogaria tashmë është çaktivizuar dhe brenda pak orëve nga riaktivizimi i saj, ndjekësit u rritën, deri në 1.7 milionë.

“Zëri i popullit tha po!”/ ZYRTARE, Musk kthen Trump në

donald trump elon musk

Sondazh

Poll