Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Në njoftim thuhet se ndalimi i lëvizjes së mjeteve të volga e të peshkimit do të bëhet për 3 ditë.

19 Nëntor 2022, 22:21 Nga I.A
Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të
Foto Ilustruese

VLORË- Autoritetet kanë bërë thirrje që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Ky njoftim ka ardhur pas motit të keq që ka kapur vendin. Në njoftim thuhet se ndalimi i lëvizjes së mjeteve të volga e të peshkimit do të bëhet për 3 ditë.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 19-20-21-22 nëntor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 nëntor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. 

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22 nentor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00.

moti i keq

Sondazh

Poll