Aktualitet

Moti i keq, autoriteti Portual Durrës: Nisja drejt Barit do të bëhet me disa orë vonesë

Me anë të një njoftimi në Facebook, Autoriteti Portual Durrës shkruan se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet disa orë me vonesë.

19 Nëntor 2022, 20:08 Nga I.A
Moti i keq, autoriteti Portual Durrës: Nisja drejt Barit do të
Foto Ilustruese

DURRËS- Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar të githë pasagjerët që kanë prerë biletat për të udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Barit, se do të ketë vonesa në nisje të udhëtimit. Me anë të një njoftimi në Facebook, Autoriteti Portual Durrës shkruan se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet disa orë me vonesë.

Njoftimi i Plotë:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë. Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim

autoriteti portual durrës

Sondazh

Poll