Bota

'Dridhet' Koreja e Veriut, SHBA tregon “muskujt”, nxjerrr në ajër US B-1B

Kjo vjen një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e cila u ul vetëm 200 kilometra larg Japonisë.

19 Nëntor 2022, 20:57 Nga I.A
'Dridhet' Koreja e Veriut, SHBA tregon “muskujt”, nxjerrr
US B-1B

KORE- Një bombardues strategjik amerikan B-1B u ridislokua në gadishullin Korean për një stërvitje të përbashkët ajrore, tha ushtria e Koresë së Jugut. Kjo vjen një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e cila u ul vetëm 200 kilometra larg Japonisë.

“Koreja e Jugut dhe SHBA kryen një stërvitje të përbashkët ajrore sot me bombarduesin strategjik B-1B të Forcave Ajrore të SHBA-së, të ridislokuar në gadishullin Korean”, tha shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut, në një deklaratë. Ata shtuan se stërvitja pa pjesëmarrjen e disa prej avionëve më të avancuar në forcat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat përfshinin edhe luftëtarin stealth F-35.

Koreja e Veriut i frikësohet bombarduesve amerikan US B-1B për shkak se kanë kapacitet për bartjen e armëve bërthamore. Këta bombardues janë testuar edhe gjatë muajit të kaluar dhe ishte fluturimi i parë i tyre në pesë vjetët e fundit.

us b-1b

Sondazh

Poll