Bota

Alarmi nga Mbrojtja Civile e Gjermanisë: Paketoni ujë, ushqime dhe qirinj, po vjen kriza

Ai shtoi se përveç furnizimeve, mbi të gjitha ka nevojë për një radio me bateri dhe qirinj, si dhe dokumentet personale më të rëndësishme që disponohen në rast emergjence.

19 Nëntor 2022, 21:29 Nga I.A
Alarmi nga Mbrojtja Civile e Gjermanisë: Paketoni ujë, ushqime dhe
Foto Ilustruese

GJERMANI- Kreu i Agjencisë Federale të Mbrojtjes Civile, Ralf Tischler, dha alarmin për ndërprerjet e energjisë elektrike në Gjermani dimrin e ardhshëm. Ai tha se në shtëpinë e tij tashmë ka ruajtur ujë, si dhe disa kuti me konserva, të mjaftueshme për dhjetë ditë. Ai shtoi se përveç furnizimeve, mbi të gjitha ka nevojë për një radio me bateri dhe qirinj, si dhe dokumentet personale më të rëndësishme që disponohen në rast emergjence.

Shteti dhe kompanitë, të cilat janë kryesisht në duart e sektorit privat, duhet të punojnë së bashku më ngushtë, sipas kreut të Shërbimit Federal të Mbrojtjes Civile. Për shembull është e nevojshme të mbrohen objektet nga ndërprerjet e energjisë elektrike me gjeneratorë emergjence. Nëse furnizimi me energji elektrike ndërpritet për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë rrjeti fiks do të ndërpritet dhe për këtë arsye në një moment njeriu nuk do të jetë më në gjendje të karikojë celularin e tij. Por para kësaj, rrjeti telefonik në tërësi mund të prishet, sepse antenat e transmetimit kanë nevojë për energji elektrike - e cila nuk do të jetë më e disponueshme. 

"Ky rrezik rritet nga janari dhe shkurti e në vazhdim, kështu që supozojmë që nga ajo kohë do të ketë ndërprerje të energjisë në vende për një periudhë të caktuar kohore”, theksoi kreu i Mbrojtjes Civile në Gjermani. 

ralf tischler

Sondazh

Poll