Bota

Mediat ukrainase: Rusia ka qëlluar me raketa bërthamore, një u rrëzua në Kiev

Qendra e Komunikimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Ukrainës (StratCom) tha në një postim në Telegram të datës 18 nëntor, rusët morën të paktën një raketë Kh-55 nga 'arsenali' i tyre bërthamor, 'hoqën' kokën bërthamore dhe e zëvendësuan me një bedel përpara se ta gjuanin në Ukrainë.

19 Nëntor 2022, 20:23 Nga I.A
Mediat ukrainase: Rusia ka qëlluar me raketa bërthamore, një u
Kh-55

UKRAINë- Rusia lëshoi ​​disa raketa në Ukrainë këtë javë si pjesë e bombardimeve të saj në shkallë të gjerë për të shkatërruar infrastrukturën e saj kritike. Mediat ukrainase shkruajnë njëra pas tjetrës se të paktën një nga ato raketa ishte një raketë Kh-55 me aftësi bërthamore, e rrëzuar mbi Kiev më 17 nëntor.

Qendra e Komunikimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Ukrainës (StratCom) tha në një postim në Telegram të datës 18 nëntor, rusët morën të paktën një raketë Kh-55 nga 'arsenali' i tyre bërthamor, 'hoqën' kokën bërthamore dhe e zëvendësuan me një bedel përpara se ta gjuanin në Ukrainë.

Postimi në Telegram i Stratcom u bazua në pretendimet e bëra nga një media me bazë në Ukrainë, Defense Express, se një raketë Kh-55 e rrëzuar mbi Kiev më 17 nëntor përmbante një 'kokë të vënë' që vepronte si një imitues i rremë i një koke rakete bërthamore.

Kh-55 është një raketë lundrimi e epokës sovjetike e zhvilluar në vitet 1970 dhe e miratuar zyrtarisht në shërbim në vitin 1983. Veçanërisht, raketa është prodhuar në Ukrainë. 

kh-55

Sondazh

Poll