Bota

Ndalohet hyrja e Sergei Lavrov në Poloni, Moska e xhindosur: Vendim provokues dhe i paprecedent

Polonia, e cila po organizon takimin ministror të OSBE-së në fillim të dhjetorit, njoftoi dje se i mohoi Lavrov hyrjen në territorin e saj.

19 Nëntor 2022, 16:42 Nga I.A
Ndalohet hyrja e Sergei Lavrov në Poloni, Moska e xhindosur: Vendim
Sergei Lavrov

RUSI- Rusia denoncoi sot atë që e quajti një vendim "provokues " të Varshavës, pasi Polonia refuzoi të lejojë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të hyjë në territorin e saj për një takim të ministrave të jashtëm të OSBE-së.

"Vendimi i Polonisë është provokues dhe i paprecedentë. Varshava jo vetëm që u diskreditua në këtë mënyrë, por gjithashtu i shkaktoi një goditje të pariparueshme prestigjit të të gjithë Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë", tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Polonia, e cila po organizon takimin ministror të OSBE-së në fillim të dhjetorit, njoftoi dje se i mohoi Lavrov hyrjen në territorin e saj.

"Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregullat aktuale," i tha AFP një burim nga presidenca e rradhës e organizatës, e mbajtur nga Varshava këtë vit.

Sipas këtij burimi, delegacioni rus nuk duhet të përfshijë individë që janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, përfshirë Lavrov.

Takimi i 57 ministrave të jashtëm të OSBE-së do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor në Łódź, një qytet në Poloninë qendrore. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në OSBE, Aleksandër Lukasheviç, sipas Moskës. Që nga themelimi i saj në 1975 në zemër të Luftës së Ftohtë për të promovuar dialogun Lindje-Perëndim, OSBE-ja është e vendosur në Vjenë, Austri. Sesioni vjetor ministror i OSBE-së, në të cilin zakonisht merr pjesë Lavrov, është organi qendror i kësaj organizate ndërkombëtare, i cili është përgjegjës për vendimet e saj.

 

sergei lavrov osbe

Sondazh

Poll