Bota

FOTO/ Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në publik! A po e përgatit si pasuese të tij?

Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të vendit.

19 Nëntor 2022, 08:20 Nga e.k
FOTO/ Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në
Kim Jong Un dhe vajza e tij

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj. Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale të vendit.

FOTO/ Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në
Kim Jong Un dhe vajza e tij

Ata u panë të kapur dorë për dore teksa bisedonin me njëri-tjetrin në inagurim ndërsa fotot u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA. Paraqitja publike e Chu-ae është e rëndësishme, tha Michael Madden, një ekspert i Koresë së Veriut nga Qendra Stimson në Uashington. Ai tha se kjo mund të jetë mënyra e zotit Kim për të treguar "se gjenerata e katërt e pasardhësve të pushtetit do të vijë përmes linjës sime të gjakut".

Koreja e Veriut nuk ka njoftuar kurrë se kush do ta pasonte zotin Kim në rast se ai është i paaftë dhe pak detaje dihen për fëmijët e tij të vegjël. Analistët kishin spekuluar se motra e tij dhe besnikët e tij mund të formonin një regjencë derisa një pasardhës të jetë mjaft i vjetër për të marrë detyrën. Nisja e raketës e së premtes shton një vit rekord për programin raketor të Koresë së Veriut, pasi rifilloi testimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) për herë të parë që nga viti 2017.

kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 19 Nëntor 2022, 07:56

Paradoksi i plakjes

Foto Ilustruese Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interes...