Bota

Mashtroi investitorët, sipërmarrësja Elizabeth Holmes dënohet me 11 vite burg

Ndërkohë gjykata ka vendosur dhe një gjobë prej 804 milionë dollarësh si dëmshpërblim për investitorët e mashtruar. Shuma mbulon shumicën e afro 1 miliard dollarëve që Holmes grumbulloi nga një listë investitorësh që përfshinte manjatin e softuerit Larry Ellison, manjatin e medias Rupert Murdoch dhe familjen ëalton pas Walmart. 

19 Nëntor 2022, 07:22 Nga e.k
Mashtroi investitorët, sipërmarrësja Elizabeth Holmes
Elizabeth Holmes

SHBA- Sipërmarrësja Elizabeth Holmes u dënua me 11 vjet burg për mashtrim pasi kishte mashtruar investitorët se kompania e saj “Theranos” kishte zhvilluar një pajisje mjekësore revolucionare, që mund të diktonte një sërë sëmundjesh dhe gjendjen shëndetësore, vetëm përmes një analize gjaku.

Ajo u shfaq në Gjykatë e veshur me një kostum të zi ndërkohë që shoqërohej nga bëshkëshorti i saj. Holmes është shatëzënë por kjo nuk e ka bindur gjykatësin Edward Davila që të ndryshojë vednim. Sipas NYP ajo u pa e përlotur në sallën e gjyqit dhe pas vednimit të mkarrë ndaj saj kishte përqafua të ëmën që ishte në sallë bashkë me të për ta mbështetur.  Prokurorët federalë në akt akuzën e tyre kishin kërkuar 15 vite burg. Avokatët e saj kërkuan një dëmin më të ulët duke qenë se ajo është shatëzënë por ndërkohë është dhe nënë e një djali 1 vjeç. 

“Kam ndjerë turp të thellë për atë që kanë kaluar njerëzit, ata dështuan për fajin tim”, tha ajo.

Ndërkohë gjykata ka vendosur dhe një gjobë prej 804 milionë dollarësh si dëmshpërblim për investitorët e mashtruar. Shuma mbulon shumicën e afro 1 miliard dollarëve që Holmes grumbulloi nga një listë investitorësh që përfshinte manjatin e softuerit Larry Ellison, manjatin e medias Rupert Murdoch dhe familjen ëalton pas Walmart. Gjykatësi i dha zonjës Holmes, e cila është shtatëzënë, më shumë se pesë muaj në liri para se ajo të fillojë dënimin me burg më 27 prill. 

elizabeth holmes

Sondazh

Poll