Bota

Historitë e të 'çmendurve' pas futbollit! Shqiptari vë bast gruan për Argjentinën, libri që i thotë të gjitha

Por një histori po kaq e veçantë është e një shqiptari, i cili në vitin 1994 ka hyrë në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqipatri mesa duke nuk kishte pasur fat duke humbur ndeshjen por fatkeqësisht edhe gruan. 

18 Nëntor 2022, 21:06 Nga e.k.
Historitë e të 'çmendurve' pas futbollit! Shqiptari
Foto ilustruese

ARGJENTINË- Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka botuar së fundmi një libër në të cilin ka përmbledhur historitë më të pazakonta që lidhen me kampionatin botëror ndër vite. Libri deri më tani është botuar në 20 gjuhë të ndryshme dhe ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve për shkak dhe të historive sa komike aq dhe 'tragjike' në të. Deri ku mund të shkojnë një njeri që adhuron sportin? Pëghigjen e jep mësë miri libri.

Një burrë u hodh në një lumë plot krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010, një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Por një histori po kaq e veçantë është e një shqiptari, i cili në vitin 1994 ka hyrë në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqipatri mesa duke nuk kishte pasur fat duke humbur ndeshjen por fatkeqësisht edhe gruan. 

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga ëernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

“Ka shumë gjëra interesante, duke filluar me të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut,” tha ëernicke.

Kapitulli tjetër i ëernicke mund të frymëzohet nga lajmet e së premtes: Organizmi qeverisës botëror i futbollit FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman.

katar 2022  luciano wernicke

Sondazh

Poll