Bota

Media serbe: Vuçiç pranon të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën në darkë ose të hënën në mëngjes

Media serbe “Novosti” shkruan se takimi do të organizohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, dhe temë do të jenë tensionet e fundit në Kosovë e Metohi të shkaktuara nga veprimet e dy vendeve.

18 Nëntor 2022, 18:38 Nga I.A
Media serbe: Vuçiç pranon të takohet me Kurtin në
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ftesë të administratës evropiane do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. Media serbe “Novosti” shkruan se takimi do të organizohet të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, dhe temë do të jenë tensionet e fundit në Kosovë e Metohi të shkaktuara nga veprimet e dy vendeve.

Ideja e përfaqësuesit të BE-së është të gjendet një rrugëdalje nga ngërçi aktual, i cili u krijua pas vendimit të Kurtit për të detyruar serbët në Kosovë të respektojnë reciprocitetin e targave. Parashikohet të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga situata, kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.

Situata u tensionua në veri pasi Lista Serbe më 5 nëntor vendosi të tërhiqej nga të gjitha insititucionet dhe postet zyrtare që mbanin në Kosovë. Kjo erdhi sai pasojë e vendimit të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave, gjë që nuk u pranua nga përfaqësuesit serb. Ata kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi dhe formimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe.

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll