Bota

Raketat ruse goditën Poloninë, presidenti polak: Të jemi të përgatitur edhe për incidente të tjera

Ai shtoi se qeveria do të marra masa që kjo mos të ndodhë por sipas tij është e pamundur të mbrohet vendi nga një incident i tillë.

18 Nëntor 2022, 17:34 Nga e.k
Raketat ruse goditën Poloninë, presidenti polak: Të jemi të
Vendi i shpërthimit

POLONI- Presidenti polak Andrzej Duda paralajmëroi se Poloni duhet të jetë e përgatitur për incidente të tjera ë ngjashme si sulmi me raketa që u regjistrua të martën. Ai shtoi se qeveria do të marra masa që kjo mos të ndodhë por sipas tij është e pamundur të mbrohet vendi nga një incident i tillë.

“Fatkeqësisht, ne duhet të jemi të përgatitur për shkak të luftës Ukrainë-Rusi në kufijtë tanë,” tha Duda.

Dy raketa ruse goditën një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.

raketat ruse godasin polonine andrzej duda

Sondazh

Poll