Aktualitet

HARTA LIVE/ Moti merr 'kthesë', shkarkesa elektrike dhe stuhi! Lezha 'shkundet' nga rrufetë

Qyteti i Lezhës do të jetë një nga më të prekurit nga moti i keq pasi parashikohet të ketë stuhi dhe shkarkesa elektrike të shumta gjatë mbrëmjes së sotme dhe pothuajse gjatë gjithë fundjavës.

18 Nëntor 2022, 17:39 Nga e.k
HARTA LIVE/ Moti merr 'kthesë', shkarkesa elektrike dhe stuhi!
Foto Ilustruese

TIRANË- Kjo fundjavë do të sjellë surpriza sa i përket parashikimit të motit. Sipas meterologëve parashikohet një përkeqësim i kushteve atmosferike ç'ka do të bëjë që veni ynë të përfshihet nga një mot me rreshje të dendura shiu, furtunë në disa zona dhe shkarkesa të shumta elektrike.

Aktualisht stuhia ka nisur në në Mal të Zi dhe pritet që të zbresë në më në jug, në drejtim të Shqipërisë gjatë orëve në vijim. Mësohet se momentalisht ytetet bregdetare të Malit të Zi, siç janë Herceg Novi, Tivari dhe Ulqini janë ka reshje tepër të dendura shiu që shkojnë më shumë se 30 mm në orë. Qyteti i Lezhës do të jetë një nga më të prekurit nga moti i keq pasi parashikohet të ketë stuhi dhe shkarkesa elektrike të shumta gjatë mbrëmjes së sotme dhe pothuajse gjatë gjithë fundjavës.

Thuajse e njëjta situatë, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të vendit do të vijojë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie. Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë. Pavarësisht kësaj, temperaturat pritet të jenë optimale, tipike të kësaj periudhe, mes 13 dhe 19 gradëve.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll