Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 2 shoferë dhe pezullohen 31 leje drejtimi në Durrës

Ndërkohë tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në një njoftim të bërë publik për mediat Policia shprehet se në kuadrin kohor të një jave janë pezulluar 31 leje drejtimi.

18 Nëntor 2022, 15:31 Nga e.k
Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 2 shoferë dhe pezullohen
Policia Rugore

DURRËS- Dy drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në një njoftim të bërë publik për mediat Policia shprehet se në kuadrin kohor të një jave janë pezulluar 31 leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; -janë pezulluar në total, 31 leje drejtimi, nga të cilat 27 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor. Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

policia rrugore

Sondazh

Poll