Aktualitet

Organizatat për Lirinë e Medias: Qeveria të mos anashkalojë gazetarët! S'ka progres

Sipas tyre kryeministri Rama ka pranuar se në Shqipëri nuk ka progres në këtë akspekt, ata shtojnë se është detyra e qeverisë që të marrë masa dhe të përmirësojë situatën. 

18 Nëntor 2022, 15:00 Nga e.k
Organizatat për Lirinë e Medias: Qeveria të mos anashkalojë
Foto Ilustruese

TIRANË-Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhën në vendin tonë në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Sipas tyre kryeministri Edi Rama ka pranuar se në Shqipëri nuk ka progres në këtë akspekt. Ndërkohë ata shtojnë se është detyra e qeverisë që të marrë masa dhe të përmirësojë situatën. 

"Jemi takuar me gazetare me Kryeministrin Rama dhe me deputetë. Vlerësimi ynë është se po përkeqësohet liria e shtypit në Shqipëri, ka regres. Ne kemi disa zhvillime pozitive si tërheqja e paketës anti-shpifje. Mirëpresim rritjen e numrit të konferencave për shtyp me kryeministrin. Mirëpresim punën e policisë për rastet kur ka incidente me gazetarët. Pavarësisht këtyre, perceptimi i gazetarëve është se klima e raportimit të lirë po përkeqësohet. Me keqardhje themi se komisioneri për informim i vonon kërkesat e gazetareve. Ka vonesa në ata që sulmojnë gazetarët", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Ricardo Gutiérrez sekretari i Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve shtoi se i bën thirrje qeverisë që të shtojë përpjekjet dhe të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve.

"Nuk ka progres, Rama e pranoi vete se nuk ka progres për lirinë e shtypit. Rama tha se nuk merr dot veprime për lirinë e medias. Është detyra e qeverisë të përmirësojë situatën. Une i bej thirrje kësaj qeverie të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve", tha ai.

partnerët e platformës së këshillit të europës për siguri të gazetarëve

Sondazh

Poll