Bota

Shpërthimi në Stamboll, Gjykata urdhëron paraburgimin e 17 personave

Ata akuzohen për sulm ndaj unitetit të shtetit, vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje.

18 Nëntor 2022, 11:13 Nga A.B
Shpërthimi në Stamboll, Gjykata urdhëron paraburgimin e 17
Qytetaret ne Turqi

STAMBOLL- Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar paraburgimin e 17 të dyshuarve për organizimin e sulmit me bombë në Stamboll, ku mbetën të vrarë gjashtë persona dhe 81 u plagosën.

Ata akuzohen për sulm ndaj unitetit të shtetit, vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje, raporton Anadolu Agency.

Gjykata i liroi nga paraburgimi tre të dyshuarit deri në fillim të gjykimit. 29 personat e arrestuar nga policia në lidhje me sulmin u urdhëruan gjithashtu të dëbohen nga Turqia.

Autoritetet turke fajësuan degën siriane të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin.

Sulmi në Stamboll ka ndodhur tre ditë më parë. Një grua u dyshua fillimisht nga autoritetet vendase si autorja e cila vendosi bombën e që la pas 6 persona të vdekur e 81 të plagosur.

shperthim ne stamboll

Sondazh

Poll