Bota

Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam gati për të ndërmjetësuar

Papa më pas konfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar dhe për t'i dhënë fund konflikti në Ukrainë.

18 Nëntor 2022, 09:38 Nga k.m.

 

Papa Françesku: Paqja në Ukrainë është e mundur, jam
Papa Françesku 

 

VATIKAN- "Paqja në Ukrainë është e mundur. Por ne të gjithë duhet të angazhohemi për të çmilitarizuar zemrat tona,"-kështu tha Papa Françesku në një intervistë me La Stampa në prag të vizitës së tij në Asti. Papa më pas konfirmoi gatishmërinë e Vatikanit për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndërmjetësuar dhe për t'i dhënë fund konflikti në Ukrainë.

Në këtë drejtim, Papa nënvizon se Sekretariati Shtetëror i Vatikanit po punon dhe po punon mirë dhe po vlerëson çdo hipotezë që mund të çojë në një armëpushim të vërtetë dhe negociata reale.

"Ne jemi të përkushtuar për mbështetjen humanitare për popullin e Ukrainës së torturuar, të cilën e mbaj në zemrën time së bashku me vuajtjet e tyre,"- tha ai.

Ndërkohë që duket thirrja e Papës nuk ka dhënë asnjë impakt, në frontin e luftës, ushtria ruse granatoi lagjen jugore të Ukrainës, Nikopol gjatë natës. Sulmet ruse goditën gjithashtu rajonin lindor të Dnipropetrovsk. 

papa françesku  vatikan

Sondazh

Poll