Bota

FOTO- Samiti G20, Biden zbulon pa dashje udhëzimet e detajuara nga stafi: Ju do uleni në qendër

Kjo nuk është hera e parë që Biden është parë duke përdorur "udhëzime skenike" në daljet publike. Në një takim qershorin e kaluar me drejtuesit e biznesit, Biden u regjistrua duke mbajtur një shënim që i thoshte të "hynte në dhomën e Roosevelt dhe të përshëndeste pjesëmarrësit".

18 Nëntor 2022, 09:03 Nga a,b
FOTO- Samiti G20, Biden zbulon pa dashje udhëzimet e detajuara nga stafi:
Joe Biden

SHBA- Kamera ka kapur udhëzimet që iu janë dhënë presidentit amerikan Joe Biden në Samitin e G20 në Bali. Aty përfshiheshin udhëzime jashtëzakonisht të detajuara se ku do ulej, kur do fliste dhe kur do pozonte për fotot. 

Presidenti 79-vjeçar ishte duke marrë pjesë në ngjarjen e Partneritetit Global të Infrastrukturës kur fotografët e kapën atë duke shfletuar faqet e shënimeve të tij. Sigurisht, që kjo nuk do lihej pa u fotografuar. Në letrat e tij, faqja me udhëzime të hollësishme shpjegonte " hap pas hapi " se çfarë do të ndodhte gjatë takimit, madje duke iu referuar Biden si "TI" me shkronja të mëdha të kuqe.

“JU, presidenti dhe kryeministri do të fotografoheni menjëherë para fillimit të ngjarjes”,-ishte e shkruar në fletë. “ JU do të uleni në qendër”, i është vënë në dukje presidentit amerikan, ndërkohë që lë të kuptohet se kur do të duhet të flasë. Në fund të shënimit, ka një kujtesë për të kthyer faqen për të parë deklaratën e tij hyrëse.

Sipas New York Post , kjo nuk është hera e parë që Biden është parë duke përdorur "udhëzime skenike" në daljet publike. Në një takim qershorin e kaluar me drejtuesit e biznesit, Biden u regjistrua duke mbajtur një shënim që i thoshte të "hynte në dhomën e Roosevelt dhe të përshëndeste pjesëmarrësit", duke e udhëzuar atë se kur dhe sa duhet të fliste.

Në korrik 2021, Biden i tregoi aksidentalisht kamerës një shënim nga një anëtar i stafit që e informonte se kishte diçka në nofullën e tij.

Sipas gazetës amerikane, përdorimi i shpeshtë i këtyre llojeve të shënimeve dhe kujtimeve, lë hapur kritikat për sëmundjet që Biden mund të ketë.

joe biden

Sondazh

Poll