Bota

Kërkoi leje për të shkuar në një shtet tjetër për arsye shëndetësore, Prokuoria refuzon kërkesën e Nasim Haaradinajt

Sipas prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt nuk ka paraqitur asnjë informacion që vërteton gjendjen shëndetësore të pretenduar ose ashpërsinë e saj, ku një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtja e Haradinajt.

18 Nëntor 2022, 11:17 Nga d.a.

Kërkoi leje për të shkuar në një shtet tjetër

HAGË- Prokuroria e Specializuar nmë Gjykatën e Hagës ka refuzuar kërkesën e Nasim Haradinajt që ai të kryejë një vizitë në një shtet tjetër për arsye shëndetësore.

Sipas prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt nuk ka paraqitur asnjë informacion që vërteton gjendjen shëndetësore të pretenduar ose ashpërsinë e saj, ku një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtja e Haradinajt.

“Urgjenca e pretenduar nuk mund të shërbejë si justifikim për lehtësimin e kërkuar, dhe pavarësisht premtimit se një mjek do të konfirmonte prognozën brenda 24 orëve prej momentit të Kërkesës, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar asnjë informacion mbështetës për më shumë se një javë nga paraqitja”, ka thënë Prokuroria, njofton Klankosova.tv.

Sipas prokurorisë, një pikë tjetër e qartë që tregon dallimin ndërmjet kësaj kërkese dhe vizitave të mëparshme është fakti se Haradinaj mëton të udhëtojë drejt një vendi që nuk është Kosova.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë leje të operojnë në [E REDAKTUAR] ashtu sikur mund të veprojnë në Kosovë sepse shtetet e treta nuk janë të obliguara të bashkëpunojnë njësoj si Kosova. Nuk ka asnjë indikacion se autoritetet e [E REDAKTUAR] do ta mundësonin vizitën e kërkuar duke siguruar masën e paraburgimit për Haradinajn dhe thjeshtë nuk është e mundur që kjo të aranzhohet (rregullohet) në mënyrë urgjente”, është shprehur prokuroria.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, janë arrestuar më 23 shtator të vitit 2020. Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa këtë ngjarje atëherë krerët e organizatës e kishin bërë të ditur përmes konferencave për shtyp.

nasim haradinaj kosova ne hage

Sondazh

Poll