Aktualitet

Drejtori i Portit të Durrësit: Zhvillimi nuk konceptohet me çadra!

Vengu nënvizoi se me projektin e ri, porti do jetë edhe më i mirë.

17 Nëntor 2022, 23:59 Nga DOSJA
Drejtori i Portit të Durrësit: Zhvillimi nuk konceptohet me
Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu

TIRANË- Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu deklaroi se zhvillimi i portit nuk mund të konceptohet me çadra, duke iu përgjigjur kështu kritikëve të cilët thonë se në projektin e ri do të ketë shumë hotele dhe apartamente.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vengu nënvizoi se me projektin e ri, porti do jetë edhe më i mirë.

“Toka nuk po falet, toka nuk falet as nuk shitet. Nuk jemi një shtet që bëjmë ankand pronash. Zhvillohen ndërtime, zhvillohet infrastruktura. 80 mijë metra katror kthehen në formën e parqeve dhe zonave të gjelbërta që Durrësi nuk i ka. Do zhvillohet, nuk i kalohet privatit pafund. Po e bëni një gjë tani sikur aty, pallate, pallate, pallate. Si e logjikoni zhvillimin e një zone urbane, me çadra? Do e kemi portin edhe më të mirë”, theksoi ai.

Marrë nga EURONEWS

pirro vengu

Sondazh

Poll