Aktualitet

Dhunimi i vajzës nga Kenia, Lala: Mendohet se është në një koma të pakthyeshme, e pashë vetë gjendjen

Gazetarja u shpreh se ka arritur të futet fshehurazi në spital dhe ka parë gjithçka vetë. 

17 Nëntor 2022, 22:42 Nga F.M
Dhunimi i vajzës nga Kenia, Lala: Mendohet se është në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje lidhur me rastin e Joy Aoko, 22-vjeçares nga Kenia që u dhua në Tiranë dhe përfundoi në spital. E ftuar në "Opinion", Lala tha se e ka parë vajzën në spital dhe se gjendja e saj është mjaft e rëndaur. Gazetarja u shpreh se ka arritur të futet fshehurazi në spital dhe ka parë gjithçka vetë. 

"Ajo është gjetur në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme. Unë kam qenë vetë në spital, kam shkuar dhe ditën e parë nuk më ka lënë policia që të futem, por ka arritur të hyj fshehurazi. Ajo që kam parë ka qenë e tmerrshme,"- tha Lala. 

joy aoko klodiana lala

Sondazh

Poll