Art&Argëtim

Filmi i parë pas shpullës në Oscar, miku i Will Smth: Ai është i sjellshëm, pagoi nga xhepi i tij për aktorët shtesë

Edhe pse disa nga projektet e tij ishin me dyshime që pas shpullës që i dha Chriss Rock, Apple tregoi besim te aktori dhe vendosi të bëjë publik filmin " Emancipation" me protagonist Smith.

18 Nëntor 2022, 08:47 Nga A.B
Filmi i parë pas shpullës në Oscar, miku i Will Smth: Ai
ëill Smith

SHBA- Është publikuar traileri për filmin e parë të will Smith që nga ngjarja që ndodhi në Oscar.

Edhe pse disa nga projektet e tij ishin me dyshime që pas shpullës që i dha Chriss Rock, Apple tregoi besim te aktori dhe vendosi të bëjë publik filmin " Emancipation" me protagonist Smith.

Sipas deklaratave të regjisorit, Antoine Fuqua, aktori është sjellë në mënyrë perfekte në xhirime, si me të ashtu edhe me pjesën tjetër të kastit. Siç ka deklaruar ai ka ndihmuar financiarisht edhe disa aktorë pjesëmarrës në film si ekstra, duke vënë para nga “xhepi”.

“Ai ishte i sjellshëm me të gjithë në xhirime. Ai është qesharak, ai është argëtues. Kishim rreth 300 aktorë ushtarakë dhe detarë. "Ne kishim disa shtesa që ishin "kufomat" në varre në film dhe ai u paguante para sepse duhej të shtriheshin atje në atë vapë," tha Fuqua për yllin e filmit të tij.

“Nuk kam asgjë tjetër veç gjërave të mahnitshme për të thënë për will Smith, sinqerisht. Ju mund të pyesni këdo që ka punuar në film, ata do t'ju thonë të njëjtën gjë. Ai është personi më i mirë që kam takuar në jetën time”, tha ai.

"Emancipation" u filmua para se will të godiste komedianin Chris Rock në Oscar dhe mediat e huaja vunë në dyshim nëse filmi do të publikohej.

Filmi tregon historinë e frymëzuar nga ngjarje të vërteta të një njeriu që luftoi kundër kushteve dhe situatave të frikshme për të qenë sërish pranë familjes së tij. 

will smith

Sondazh

Poll