Aktualitet

Korçë/ Fermerët në protestë, s’lejohen të futen në treg: S’po na lënë të shesim. Kundërpërgjigjen tregtarët, re

2 Shtator 2019, 07:16 Nga DOSJA
Korçë/ Fermerët në protestë, s’lejohen të

Korçë- Mëngjesin e sotëm fermerët në Korçë u ngritën në protestë dhe bllokuan unazën e qytetit  pranë tregut agro-ushqimor. Protestuesit akuzojnë Policinë Bashkiake se nuk i ka lejuar të tregtojnë mallrat e tyre në treg , ndërsa pretendojnë se kanë tregtuar prej 20 vitesh mallrat  e tyre. Ata u shprehën se do të përshkallëzojnë protestën.

“Kemi 20 vite që shesim. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, ne nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na ka sqaruar na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, u shprehen tregtarët. Në shenjë proteste ata hodhën perime në rrugë pasi sipas tyre puna e tyre nuk po vlerësohet nga qeveria.

Menjëherë u kundërpërgjigjën edhe tregtarët të cilët nisën një protestë para bashkisë Korçë, ku kërkojnë takim me Sotiraq Filon. Sipas tregtarëve, fermerët shesin me kile, u është ulur puna dhe kërkojnë edhe ulje të taksave. Reagon Bashkia: Fermerët duhet të pajisen me Nipt.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët e korçës në protetsët fermerët kundër bashkisë korçë fermerët e korçës në protetsët fermerët kundër bashkisë korçë

Sondazh

Poll