Sport

Katër përballje ndaj Italisë asnjë gol, Ismajli hyn në historinë e Shqipërisë: E prisja diçka të tillë...

Ardian Ismajli ishte autori i golit të vetëm në takimin Shqipëri-Itali përfunduar me shifrat 1-3. Mbrojtësi tregoi emocionet dhe falënderoi shokët e skuadrës për atë që dhanë në fushën e lojës.

16 Nëntor 2022, 23:00 Nga DOSJA

Katër përballje ndaj Italisë asnjë gol, Ismajli hyn në

TIRANË- Ardian Ismajli ishte autori i golit të vetëm në takimin Shqipëri-Itali përfunduar me shifrat 1-3. Mbrojtësi tregoi emocionet dhe falënderoi shokët e skuadrës për atë që dhanë në fushën e lojës.

GOLI-Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luftuar deri në fund dhe kemi dhënë maksimumin, çka është e rëndësishme në futboll. E kam pritur golin të them të drejtën, pasi jam në formë të mirë dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht mbrëmjen e sotme.

NDESHJA- Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë i Italisë ishte pak me fat, ndërsa i dyti me kundërsulm. Me punë mund t’i shmangim këto gabime dhe të përmirësohemi edhe më shumë.

E.Ç (Dosja.al)

ismajli shqiperia

Sondazh

Poll