Sport

Shqipëria, humbje nga traversa e pasaktësia, por prezantimi është dinjitoz! Italia fiton me tre gola (video)

Nuk pritej ndonjë surprizë në rezultat, por prezantimi i Shqipërisë në miqësoren ndaj Italisë është për t'u duartrokitur.

16 Nëntor 2022, 22:28 Nga DOSJA

Shqipëria, humbje nga traversa e pasaktësia, por prezantimi

TIRANË- Nuk pritej ndonjë surprizë në rezultat, por prezantimi i Shqipërisë në miqësoren ndaj Italisë është për t'u duartrokitur. Kuqezinjtë drejtuar nga Edy Reja munden me shifrat 1-3, por ndoshta me pak eksperiencë mund të kishim bërë më shumë. Një përballje që do të niste mirë për Shqipërinë.

Në minutën e 16', pas një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret. Avantazhi zgjati vetëm katër minuta, sepse Di Lorenzo do të barazonte shifrat. Italia do të shënonte golin e dytë në minutën e 25' nga një gabim i Kumbullës. Raspadori kalon me lehtësi mbrojtësin e Romës dhe pason për Griffon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës.

Me këtë avantazh mbyllet pjesa e parë, ndërsa duhet përmendur dëmtimi i Tonalit në atë përplasje me Baren. Mesfushori i Milanit doli me barelë nga fusha e lojës. Pjesa e dytë ishte pozitive për Shqipërinë, një skuadër që u shfaq agresive. Në minutën e 54’ Uzuni do të trondiste traversën e Meret, ndërsa rasti më i mirë ishte në të 63-tën’. Goditja e Bajramit preku traversën, ndërsa tentativa e Lenjanit u ndal nga Bonucci në vijën fatale. Pikërisht nga ky aksion erdhi dhe goli i tretë i Italisë shënuar nga Griffo.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia italia

Sondazh

Poll